Aksidenti i ministrit kroat të Mbrojtjes, Mehaj i uron shërim të shpejtë

Ministri kroat i Mbrojtjes, Mario Banozic është përfshirë në një aksident mëngjesin e së shtunës në dalje nga Vinkovci me pasojë një të vdekur, raportojnë mediat vendase.

Automjeti me të cilin udhëtonte ministri është përplasur me një furgon dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i kësaj të fundit.

 E pas ktij lajmi të hidur Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një postimi në platofrmën " X" (ish-Twiter) i ka uruar shërim të shpejtë atij.

“Më vjen keq që dëgjoj për aksidentin në të cilin është përfshirë ministri Banozic dhe i uroj shërim të shpejtë. Përpjekjet e tij diplomatike kanë forcuar me të vërtetë lidhjet midis vendeve tona, Së bashku, ne arritëm marrëveshje shtet-me-shtet (G2G) .që i afruan kombet tona ”, ka shkruar Mehaj.