Erdogan godet sërish: Izraeli po hakmerret me njërëzit e pafajëshm të Gazës
Presidenti i Turqisë Tayip Erdogan ka ritheksuar thirrjen e tij për një armëpushim të menjëhershëm.
“Izraeli po hakmerret mbi foshnjat, fëmijët dhe gratë e Gazës. Ajo që është urgjente në Gaza nuk janë pauzat për disa orë, por ne kemi nevojë për një armëpushim të përhershëm. Ne nuk mund t’i vendosim rezistentët e Hamasit që mbrojnë atdheun e tyre në të njëjtën kategori me pushtuesit,” shtoi presidenti turk.
Turqia, e cila ka përshkallëzuar ashpër kritikat e saj ndaj Izraelit ndërsa kriza humanitare në Gaza është intensifikuar, mbështet një zgjidhje me dy shtete dhe pret anëtarët e Hamasit, të cilin nuk e sheh si një “organizatë terroriste”, ndryshe nga SHBA, Britania e Madhe dhe të tjerë në Perëndim.
Sipas Erdoganit një zgjidhje e përhershme e konfliktit varet nga formimi i një shteti palestinez të bazuar në kufijtë e vitit 1967.
“Ne besojmë se një konferencë ndërkombëtare e paqes do të sigurojë bazën më të përshtatshme për këtë. Ne jemi të gatshëm të bëjmë përpjekjet e nevojshme, duke përfshirë edhe si garantues”.
Iyad al-Buzum, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme në Gaza, lëshoi ënjë apel tjetër drejtuar shteteve arabe dhe islamike duke u kërkuar atyre që të ndërmarrin “veprim të menjëhershëm përpara se të jetë tepër vonë”.
“Ne u bëjmë thirrje udhëheqësve të botës arabe dhe islamike … të marrin masa praktike që do të ushtronin presion mbi okupimin izraelit dhe administratën amerikane për të ndaluar agresionin brutal izraelit,” tha al-Buzum në një deklaratë.
“Populli ynë po i nënshtrohet gjenocidit … para syve të kësaj bote të padrejtë,” tha ai. /oranews