Kosova e zhvillon stërvitjen e fundit për ndeshjen ndaj Izraelit nën masa të rrepta të sigurisë
Pak më parë, Kombëtarja e Kosovës mbajti konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Izraelit që do të zhvillonet nesër (e diel).
Trajneri Primoz Gliha dhe sulmuesi Vedat Muriqi ishin në konferencë për shtyp.
Kurse, tani “Dardanët” kanë vazhduar me stërvitjen e fundit në stadiumin “Fadil Vokrri” për t’u përgatitur.
Stërvitja po zhvillohet me masa të rrepta sigurie nga Policia e Kosovës jashtë stadiumit “Fadil Vokrri”.
Ndeshja do të zhvillohet në orën 20:45 në “Fadil Vokrri”.
Për këtë sfidë, Kosova do t’i ketë dy mungesa kryesore të skuadrës si kapiteni Amir Rramani dhe Edon Zhegrova.
Kujtojmë se, Kosova është në grupin I dhe qëndron në vendin e katërt me shtatë pikë, ndërsa Izraeli renditet në një pozitë më lartë me 11 sosh.
Më poshtë, “Zëri” ju sjell pamje nga stërvitja e futbollistëve dhe Policëve të Kosovës jashtë stadiumit.