Murati për rritjen e buxhetit të Prishtinës: Më shumë kontribut Qeveria
Ministri i Financave, Hekuran Murati, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar për buxhetin e Komunës së Prishtinës.
Ai ka thënë se në rritjen e buxhetit më shumë ka kontribuar Qeveria Kurti sesa kjo komunë.
“Nëse bëjmë krahasimin për këtë periudhë, e shohim se të hyrat vetanake komuna ka arritur t’i rrisë për 10 milionë euro, ndërsa mbështetja nga qeveria është rritur për mbi 25 milionë euro. Me fjalë tjera, më shumë ka kontribuar Qeveria Kurti në rritjen e buxhetit të komunës, sesa vetë komuna”, ka shkruar ministri Murati.