Milani lëshon fitoren nga duart, barazon në udhëtim te Lecce
Milani nuk ka mundur të marrë më shumë se një barazim në udhëtim te Lecce.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Via del Mare” përfundoi me rezultat 2-2.
Në fakt, Milani ishte në epërsi me rezultat komod teksa kështu mbylli edhe pjesën e parë me golat e Giroudit dhe Rejinderisit.
Mirëpo, në pjesën e dytë Lecce nuk u dorëzua dhe arriti të barazojë gjithçka përmes Sansones dhe Bandas.
Milani rrezikoi të humbas të gjithë ndeshjen, pasi në kohën shtesë 90+4 Lecces realizoi përmes Piccoli mirëpo goli u anulua nga VAR-i dhe kështu sfida mori rezultatin përfundimtar 2-2.
Pas këtij barazimi, Milani është i treti me 22 pikë dhe Lecce i 11-ti me 16-të sosh. /Zëri