Princi i kurorës saudit dhe presidenti palestinez thirrje për t’i dhënë fund luftës në Gaza
Princi i kurorës saudit Mohamed bin Salman dhe presidenti palestinez Mahmoud Abbas kanë dënuar ashpër luftën e Izraelit në Gaza dhe kanë theksuar domosdoshmërinë e një armëpushimi të menjëhershëm.
“Ne kërkojmë ndërprerjen e menjëhershme të operacioneve ushtarake dhe sigurimin e korridoreve humanitare në Gaza”, tha princi i kurorës në seancën hapëse të samitit urgjent arabo-islamik në Riad.
Mohamed, sundimtari de fakto i mbretërisë, tha se nevojiteshin përpjekje kolektive dhe veprime efektive, për të përmirësuar situatën e rëndë të Gazës, duke u ankuar që Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk i kishte “ndalur shkeljet izraelite”.
“Zgjidhja e vetme për të arritur stabilitetin në rajon është t’i jepet fund pushtimit dhe rrethimit izraelit”, tha ai.
Gjermania shqyrton marrëveshjen e Italisë për emigrantët me Shqipërinë
“Ndërsa ne flasim, populli palestinez po përballet me një luftë të paprecedentë gjenocidi”, tha Abbas, i cili drejton Autoritetin Palestinez.
Kjo është vizita e parë e presidentit iranian, Ebrahim Raisi në mbretëri që nga rifillimi i fundit i marrëdhënieve diplomatike midis Iranit dhe Arabisë Saudite.
Sundimtari sirian Bashar al-Assad ishte gjithashtu në samit. Pas rreth një dekade izolimi, al-Assad mori pjesë vetëm në një samit të Ligës Arabe për herë të parë në mars. /oranews