Vedat Muriqi: I thash Mallorcas e kam detyrë të luajë për Kombëtaren, do të dalim 100 përqind ndaj Izraelit
Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur konferencë për media para ndeshjes ndaj Izraelit që e zhvillon nesër nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”.
Trajneri Primoz Gliha dhe sulmuesi Vedat Muriqi ishin në konferencë për shtyp.
Muriqi ka thënë se janë shumë të motivuar për ndeshjen me Izraelin.
“Kam qenë i vendosur t’i bashkohem Kombëtares. Klubit i thash se duhet të shkoj sepse është detyrë të luash me Kombëtaren. Mallorca e shtyu ndeshjen. Ndeshja me Cadizin zhvillohet më vonë. Do të dalim 100 për qind ndaj Izraelit. Është situatë e pazakontë, nuk ka ndodhur ndonjëherë kështu”, përfundoi ai. /Zëri