Ndahet nga jeta në moshën 46-vjeçare, drejtori kreativ i Moschino

Davide Renne, stilisti italian i modës dhe ish-kreu i repartit të veshjeve të grave të Gucci, ka vdekur nëntë ditë pasi mori detyrën e drejtorit kreativ të Moschino, në moshën 46-vjeçare.

Vdekja e tij në Milano më 10 nëntor u konfirmua nga Aeffe, grupi mëmë i Moschino, të premten. Shkaku nuk u bë i ditur, megjithëse një deklaratë e lëshuar përmes emailit dhe mediave sociale tha se ishte një “sëmundje e papritur”.

“Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen që po përjetojmë në këtë moment dramatik”, thuhet në deklaratën e Massimo Ferretti, presidenti i Aeffe.

Renne po punonte për një koleksion që do të prezantohej në Javën e Modës në Milano në shkurt. Një figurë shumë e dashur në modën italiane dhe ‘krahu i djathtë’ i ish-dizenjuesit kryesor të Guçi, Alessandro Michele, Renne kishte folur për ‘rolin e tij të ëndrrave’ në krye të një prej emrave më të njohur të modës italiane. Ai pasoi stilistin amerikan Jeremy Scott, i cili u largua nga marka marsin e kaluar.

“Marka u krijua në 1983 nga Franco Moschino, i cili njihej po aq për sensin e tij të çuditshëm dhe ironik të humorit, aq edhe për qasjen e tij inovative ndaj dizajnit”, raporton New York Times. /abcnews