Kurti takon O’Brien në Francë, thotë se ia konfirmoi mbështetjen e SHBA-së për Kosovën
Kryeministri i vendit Albin Kurti ka takuar në Francë, ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, James O’Brien.
Kurti ka bërë të ditur se në këtë takim i është konfirmuar vazhdimi i mbështetjes amerikane për Kosovën.
“Folëm për progresin e shpejt ekonomik dhe demokratik të Kosovës, i njohur nga organizata ndërkombëtare. Përsërita angazhimin tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO si objektivat tona kryesore strategjike”, ka shkruar Kurti.