Tragjedi në futbollin shqiptar, vdes në moshën 28-vjeçare futbollisti i Egnatias

Futbollisti i Egnatias, Raphael Dwamena ka vdekur sot (e shtunë) pasi nuk ka arritur t’i mbijetoj një sulmi në zemër gjatë ndeshjes me Partizanin.

Ganezi ra pa ndjenja në minutën e 23-të të ndeshjes mes Egnatia dhe Partizanit. 

Pas rrëzimit të tij në fushë, ekipi mjekësor intervenoi menjëherë, ku pas ndihmës së parë, lojtari u dërgua me urgjencë në spital.

Megjithatë, sulmuesi ganez nuk ka arritur t’i mbijetojë sulmit në zemër dhe ka ndërruar jetë në moshën 28-vjeçare.

Kjo është një humbje për futbollin shqiptar, pasi Dwamena ishte njëri nga lojtarët më të mirë që ka luajtur ndonjëherë në Superligën e Shqipërisë. /Zëri