Drita dhe Llapi fitojnë, baras mes Lirisë dhe Prishtinës
Kanë përfunduar të tri përballjet e Superligës së Kosovës, në kuadër të xhiros së 14-të.
Drita ka shënuar fitore minimale në fund të ndeshjes ndaj Fushë Kosovës.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e bari sintetik në Gjilan përfundoi me rezultat 1-0.
Golin e fitores e realizoi Besnik Krasniqi.
Fitore minimale ka shënuar edhe Llapi ndaj Feronikelit ‘74.
Skuadra e Tahir Batatinës triumfoi e rezutat 1-0 në stadiumin “Zahir Pajaziti”.
Golin e realizoi Hamdi Namani në minutën e 28-të.
Pas kësaj fitore, Llapi grumbullon 25 pikë si i treti, kurse Feronikeli ‘74 renditet i teti me 12-të sosh.
Prishtina dhe Liria kanë barazuar me rezultat 2-2.
Në fakt, Prishtina ishte duke fituar me rezultat komod 2-0 teksa e mbylli kështu edhe pjesën e parë, mirëpo në atë të dytën Liria befasoi duke barazuar gjithçka 2-2.
Pas këtij barazimi, Prishtina e sheh vetën në vendin e pestë me 18 pikë ndërsa Liria e fundit me nëntë sosh. /Zëri