Arrestohet vushtrriasi, sulmoi gazetarët që po intervistonin imamin e një xhamie

Të premtën një person në Vushtrri ka sulmuar një gazetare dhe kolegun e saj derisa ata po bisedonin me imamin e një xhamie në Vushtrri për një intervistë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 12:50 dhe i dyshuari është arrestuar.

“Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Zëri