Shala: Draft-statuti i Asociacionit është jashtë kornizave të Kushtetueses
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka thënë se ka dyshime të bazuara se draft-statuti i Asociacionit është jashtë kornizave të Kushtetueses.
Ai ka thënë se është për habi se si kryeministri, Albin Kurti ka ardhur në pushtet me kauzën kundër “Zajednicës” dhe tashmë mundohet ta modelojë siç tha ai një ‘mashtrim’ duke thënë se është brenda Kushtetueses.
“Ne do të duhet të kishim informacion zyrtar nga negociatorët, nga udhëheqësit, nga përgjegjësit institucionale, nga ta që e kanë parë e kanë pranuar dhe janë në komunikim ditore me institucionet vendore dhe ndërkombëtare. Nuk ka asnjë arsyeje që ne të ikum pa kufi dhe të mbajmë të mbyllur, dhe siç thash, kryeministri thotë i kam dhënë fjalën Lajçakut që të mos e publikojë do ta bëjë një ditë tjetër, është i mirë, është modern dhe kështu më radhë. Nëse është modern, i mirë dhe në harmoni me Kushtetutën, pse nuk është publiku?…Personalisht kam dyshimet e mija të bazuara që ai nuk është brenda kornizës kushtetuese dhe tejkalon dhe krijon një strukturë menaxhuese, pushteti tjetër.
Në këtë relacion është për habinë e shoqërisë tonë se si kryeministri i cili ka ardhur në pushtet me kauzën kundër “Zajednicës”, kundër Asociacionit, tashmë mundohet ta modelojë një mashtrim, një kauzë të mashtruar 10 vjeçare të cilën e ka paguar shtrenjtë ky shtet dhe qytetarët e tij dhe tash na sjellë që është e pranueshme, brenda Kushtetutës…”, ka deklaruar Shala.//teve1