Për viktimat e krimeve të proceseve në Hagë, kërkohet punë edhe në Raportin e Progresit

Çështja e zhdëmtimit të viktimave të krimit të proceseve në Hagë, gjeti vend edhe në Raportin e Progresit.

Theksi u vu në mosmarrjen e veprimeve nga ana e Kosovës lidhur me këtë obligim ligjor.

Por njohësit e drejtësisë, Kosovën e arsyetojnë në mosmarrjen e veprimeve deri në këtë fazë.

Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare, thotë që ende nuk ka plotëfuqishmëri vendimi për fajësinë e ish komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa, në bazë të të cilit është edhe urdhri për zhdëmtim.

Si çështje e komplikuar dhe që don kohë, kompensimin e viktimave e sheh edhe avokati Kadri Osaj.

Nderkohë, Lëvizje  nuk ka as nga Gjykata Speciale, përpos ofrimit të mundësive se si mund të kompensohen viktimat.

“Trupi Gjykues në Urdhrin e tij për dëmshpërblim parashtroi një sërë rrugësh përmes të cilave aktorë të tjerë, përfshirë Kosovën, mund të ndërhynin për t’u mundësuar viktimave qasjen në dëmshpërblime. Përveç urdhrit për dëmshpërblim të lëshuar nga trupi gjykues, deri më tani nuk ka dosje publike shtesë”, tha zëdhënësi i Dhomave të Specializuara, Micheal Doyle.

Ministria e Drejtësisë nuk ka treguar nëse gjatë kësaj kohe ka ndërmarrë diçka për këtë çështje.

Mustafa u urdhërua nga trupi gjykues që të paguajë 207 mijë euro dëmshpërblim për tetë viktimat e krimeve për të cilat ai u shpall fajtor nga shkalla e parë e gjyqësorit në Hagë./teve1