100-vjetori i lindjes së qenit besnik Hachiko, i adhuruar edhe pas 1 shekulli

Qeni më njohur i të gjitha kohërave, Haçiko, simbol i besnikërisë së kafshëve, do të mbushte të premten 100 vjeç.

Ai lindi më 10 nëntor të vitit 1923 dhe u bë i famshëm në Japoni pasi padroni i tij, profesori Hidesaburo Ueno vdiq dhe nuk u kthye në shtëpi.

Megjithatë, qeni vazhdoi ta priste atë çdo ditë tek stacioni i trenit në lagjen Shibuja të Tokios, ku profesori mbërrinte nga puna.

Haçiko refuzoi të gjitha përpjekjet për të gjetur një padron të ri. Familje të shumta u përpoqën ta adoptonin, por ai gjithmonë kthehej tek stacioni i trenit. Ai e bëri këtë për 9 vjet rresht, deri në vdekjen e tij në mars të 1935-s.

Japonezët u impresionuan shumë nga besnikëria e qenit, aq sa ngritën një monument në nder të tij, kur kafsha ishte ende gjallë.

Haçiko e ndoqi personalisht ceremoninë e përurimit të statujës në Shibuja në prill të vitit 1934. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, monumenti u shkri për nevoja ushtarake, por u ringrit në 1948-n.

Statuja e qenit përballë hyrjes së stacionit njihet edhe si vend takimi për njerëzit dhe përbën një atraksion për turistët./euronews.al