LVV-ja bëhet anëtare e organizatës më të madhe socialdemokrate në Evropë
Lëvizja Vetëvendosje është bërë anëtare e organizatës më të madhe socialdemokrate në Evropë (PES).
Anëtarësimi i LVV-së u bë sot gjatë Kongresit të Partisë së Socialistëve Evropianë (PES) që po mbahet sot në Malaga të Spanjës, raporton zeri.info.
Në njoftimin e LVV-së, thuhet se ky anëtarësim do ta ndihmojë VV-në në realizimin e synimeve.
“Anëtarësimi i Lëvizjes në këtë organizatë është një tjetër përparim në marrëdheniet ndërpartiake e ndërkombëtare, që do ta ndihmojë subjektin tonë në realizimin e synimeve dhe të programit progresist.
Ky anëtarësim erdhi si rezultat i punës së bërë ndër vite, konsistencës në parimet socialdemokrate si organizatë dhe me shembull të udhëheqjes socialdemokrate në qeverisje”, thuhet në njoftim. /Zëri