Katër shenja që tregojnë se jeni në një marrëdhënie të shëndetshme

Një qëllim në jetë për shumë prej nesh është të jenë në marrëdhënie të lumtur dhe të shëndetshme, por shumica mund të bien dakord që arritja e kësaj është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet.

Ja cilat janë disa prej shenjave që do ju ndihmojnë të dalloni në qoftë se jeni apo jo në një marrëdhënie të tillë:

1. Ju nuk keni frikë të flisni.

Në një marrëdhënie të shëndetshme, do të ndiheni mjaft të sigurt për të qenë të hapur me partnerin tuaj.2. Besimi thelbi i marrëdhënies.

Ata ju tregojnë se ju besojnë duke ju dhënë lirinë dhe hapësirën që ju nevojitet pa ju kontrolluar vazhdimisht.

3. Ju e dini gjuhën e dashurisë së njëri-tjetrit.

Në një marrëdhënie të shëndetshme, ju keni marrë kohë për të mësuar "gjuhën e dashurisë" të njëri-tjetrit, në mënyrë që të mund ta shprehni dashurinë tuaj në një mënyrë që funksionon për ju të dy.

4. Ju inkurajoni njëri-tjetrin.

Është në rregull nëse ëndrrat tuaja nuk përputhen me njëra-tjetrën për sa kohë që ju "nderoni dhe inkurajoni njëri-tjetrin për të arritur qëllimet tuaja".