Vota e Messit për “Kopa Trophy”, s’është për Bellinghamin

Vota e Lionel Messit për trofeun e Kopës është zbuluar pasi ylli i Inter Miamit ka kundërshtuar fituesin përfundimtar dhe yllin e Real Madridit, Jude Bellinghamin.

Trofeu Kopa i jepet lojtarit më të mirë nën moshën 21 vjeç gjatë ceremonisë së “Topit të Artë”. 

Juria e ish-fituesve të “Topit të Artë” mund të votojë për tre lojtarët e tyre të parë duke marrë tre pikë, zgjedhja e dytë dy pikë, ndërsa e treta i jepet një pikë.

Messi, i cili fitoi trofeun e tij të tetë të “Topit të Artë” në vitin 2023, duke mposhtur lojtarë si Erling Haalandin dhe Kylian Mbappen, votoi për sensacionin e Bayern Munichut, Jamal Musiala, si zgjedhjen e tij të parë përpara Pedri të Barcelonës. Ndërsa, Bellinghami ishte zgjedhja e tij e tretë për çmimin prestigjioz individual.

Është interesante se Karim Benzema gjithashtu zgjodhi Bellinghamin në vendin e tretë pas bashkatdhetarit Camavinga dhe Pedri. 

Megjithatë, anglezi ishte zgjedhja e parë e shumicës së votuesve të tjerë, ku përfshihen Zinedine Zidane, Ronaldinho, Luka Modriç, Luis Figo, Ronaldo Nazario dhe të tjerë.

Mesfushori 20-vjeçar ka bërë një fillim mbresëlënës të karrierës së tij në Real Madridin dhe shënoi dy gola në një fitore 2-1 ndaj Barcelonës në El Clasico, duke i çuar totalin e golave të tij në 13 në 13 ndeshjet e tij të para për klubin.

Megjithatë, vlen të theksohet se paraqitjet e tij sezonin e kaluar i dhanë atij Trofeun Kopa. Gjatë sezonit të tij të fundit me Borussia Dortmund, Bellinghami shënoi 14 gola në 42 ndeshje, ndërsa skuadra siguroi pozitën e dytë në Bundesligë. Përveç kësaj, ai luajti një rol vendimtar për të ndihmuar ekipin kombëtar të Anglisë të arrinte në çerekfinale të Kupës së Botës në Katar. /Zëri