Përdorimi i tepërt i celularit dëmton spermën
Numri i spermatozoidëve ka rënë me më shumë se 50% në nivel botëror në 50 vitet e fundit, duke bërë shumë studiues të zhvillojnë kërkime për të kuptuar pse.
Studimi më i ri hulumtoi rolin e telefonëve celularë dhe zbuloi se meshkujt midis moshës 18 dhe 22 vjeç, të cilët përdornin telefonat e tyre më shumë se 20 herë në ditë, kishin një rrezik 21% më të lartë për një numër më të ulët të spermatozoidëve./DW