Shifra në rritje, vetëm deri në muajin tetor 172 gra u operuan në QKUK nga kanceri i gjirit

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se numri i operacioneve të karcinomës së gjirit, në kuadër të Klinikës së Kirurgjisë Torakale, të QKUK-së është rritur.

Sipas statistikave vetëm këtë vit janë kryer 172 operacione të kancerit të gjirit, kurse gjatë vitit 2022 ishin kryer 149, shkruan Zeri.info.

“Pacientet që kanë nevojë për operacion pas karcinomës së gjirit, nuk kanë nevojë të shkojnë për trajtim jashtë vendit, ngase klinika ka numër të mjaftueshëm dhe profesional të mjekëve dhe stafit që kryejnë të gjitha llojet e operacioneve të gjirit”, thuhet në njoftim.

Ndër tjera theksohet se për këtë ndërhyrje nuk ka listë të pritjes dhe se të gjitha gratë që kanë nevojë do të trajtohen me prioritet. /Zëri