Bërlloku mbulon Prishtinën, pamje të tmerrshme nga rruga “Mark Isaku”
Bërlloku masiv ka zënë vend në afërsi të tre kontejnerëve të mbeturinave, në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë.
Aty qytetarët kanë hedhur mbeturina jashtë kontejnerëve.
Dyshekë, mbeturina inerte e gjithçka tjetër shihen në rrugët e lagjes e kësaj lagjeje.
Ekonomia Online ka kontaktuar me zëdhënësen e kompanisë “Pastrimi”, Arbnora Ademi, e cila ka thënë se mbeturinat në atë pjesë largohen më shumë se një herë në 24 orë, por që qytetarët e papërgjegjshëm hedhin mbeturina vend e pa vend.