Protestojnë disa serbë në Zubin Potok, kundërshtojnë vendosjen e stacionit të Policisë
Disa qytetarë serbë janë mbledhur sot para kontejnerëve të policisë të vendosur në Zubin Potok.
Me këta kontejnerë policia ka improvizuar stacionin e ri policor. Të njëjtit janë vendosur dje në parcelën që është pastruar nga makineritë e rënda dhe policët e Kosovës, shkruan Kossev, përcjell Insajderi.
Parcela gjendet në afërsi të shkollës fillore “Jovan Cvijiq”, e cila ka bërë që banorët e Zubin Potokut të mblidhen.
Ata shprehën shqetësimin e tyre se stacioni i ri do të jetë aq afër shkollës, po ashtu u ankuan edhe për mungesën e diskutimit publik lidhur me rastin.