Protestojnë punëtorët fizikë të KEK-ut: Të kthehemi në shtëpinë tonë

Shoqata Sindikale e Punëtorëve të Sigurimit Fizik në KEK ka protestuar të hënën para Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Sipas protestuesve, kërkesa e tyre e kamotshme është që të kthehen në kuadër të kësaj kompanie.

Ata madje bënë thirrje të kthehen, siç thanë, “në shtëpinë tonë”, duke kërkuar mostenderimin e këtij departamenti.

Kjo nuk është hera e parë që kjo sindikatë po proteston me të njëjtat kërkesa.