MKRS: Me Festivalin e Këngës, Kosova po shtron rrugën për në Eurovision

Ministria e Kulturës ka thënë se me Festivalin e Këngës, i cili ka nisur mbrëmë në RTK, po zhvillohen dhe promovohen artistët dhe vlerat tona kulturore.

Sipas Ministrisë, ngjarja është më shumë se një festival, ndërsa me të po shtrohet rruga për në festivalin evropian “Eurovision Song Contest”, transmeton Zeri.info.

“Ngjarja është më shumë se një festival. Është shtëpia e re e artistëve. Është kthesë serioze për muzikën shqipe, duke e afruar më pranë zemrës së publikut dhe njëkohësisht, duke e shtruar rrugën për në Eurosong”.

“Përgëzime RTK-së për organizimin fantastik dhe në veçanti drejtorit të festivalit, Adi Krasta. Falënderime për Komunën e Prishtinës për kontributin e tyre për pastrimin dhe rregullimin e sallës së madhe të Pallatit të Rinisë. Suksese të gjithë artistëve pjesëmarrës”, thotë Ministria e Kulturës.

Për organizimin e kësaj ngjarjeje historike e madhështore Ministria e Kulturës ka dhënë 300.000 euro. /Zëri