Vreshtaria dhe verëtaria e Kosovës, sa pati prodhim e eksport gjatë këtij viti?

Vreshtaria dhe verëtaria në Kosovë vazhdon të mbetet një sektor mjaft i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit. Me mbi 3 mijë e 400 hektarë sipërfaqe me vreshta, të shtrira kryesisht në komunat si Rahoveci, Suhareka, Gjakova dhe Malisheva, ky sektor në mënyrë direkte përfshin rreth pesë mijë ekonomi familjare, ndërsa në mënyrë indirekte rreth 30 mijë ekonomi familjare, sipas të dhënave nga Ministria e Bujqësisë.

Mirëpo ky vit si duket nuk ka shkuar mirë me vreshtat, e kjo kryesisht për arsye të ndryshimeve të motit që kishim gjatë këtij viti.

Vreshtari nga komuna e Rahovecit, Meriman Çanta shprehet se ky vit ka qenë mjaft i vështirë për fermerët që punojnë vreshtat dhe se këtë vit nuk ka arritur të marrë as 1 të katërtën e rrushit që ka nxjerrë zakonisht nga vreshtat e tij.