Sadiku: Prishtina do të ofrojë mamografi falas për secilën grua të Kosovës [video]

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku, në emisionin “Zani im”, ka thënë se drejtoria që ai udhëheq është e gatshme që të ofrojë mamografi pa pagesë për të gjitha gratë.

Në emisionin “Zani im”, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku, ka deklaruar se, janë duke punuar që grave t’iu ofrohet mamografi pa pagesë.

Ai ka thënë se kjo do të vlejë për gratë nga cilado komunë e Kosovës, shkruan Zeri.info.

“Çdo grua në Kosovë e cila duhet ta bëj mamografinë, prej cilës do komunë, Prishtina do të jetë e gatshme me e bë falas. Edhe këtë do ta bëjmë. Do të jetë një rend pastaj, por qëllimi është që me iu dhënë të drejtë secilës grua që një herë gjatë jetës së vet me e bë mamografinë pa para”, ka thënë Sadiku në emisionin “Zani im”.

Emisioni “Zani im” është prodhim i Zeri.info, me autore Pranvera Ejupi dhe Shqipe Pantina, i cili çdo të diel me fillim prej orës 19:10 transmetohet edhe në Kanal10.

“Zani im” është emision i cili trajton tema aktuale, politike por edhe politika ditore. “Zani im” do të jetë i hapur për të gjitha gratë, por edhe burrat nga fusha e arsimit, shkencës, shëndetësisë, artit, kulturës e sportit.

“Zani im”, në veçanti do t’iu ofroj hapësirë grave dhe burrave nga diaspora që kanë storje suksesi për të ndarë apo edhe që duan të flasin me sfidat që ata ballafaqohen.

Në videon e mëposhtme mund ta ndiqni emisionin plotë: