QKUK: Profesori nga Australia po kryen operacione të komplikuara te fëmijët

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se për herë të dymbëdhjetë, profesori dhe kirurgu australian, Paddy Deëan është në Kosovë dhe po kryen operacione te fëmijët që kanë anomali kirurgjike.

Bëhet e ditur se Ky ekip ka kryer operacione dhe konsultime edhe gjatë fundjavës, kurse në tërësi do të operohen 19 fëmijë, kurse janë konsultuar-vizituar 32 fëmijë me probleme kirurgjike.

“Ekipi i udhëhequr nga profesori nga Australia ka ardhur në Kosovë me 18 tetor dhe do të qëndroj deri me 25 tetor 2023”, thuhet në njoftimin e QKUK-së. /Zëri