Rrobat kanë erë të pakëndshme pas larjes, këshilla për përdorimin e duhur të zbutësit

Për të shmangur një erë të pakëndshme pas larjes së rrobave dhe për ta ruajtur qëndrueshmërinë e ngjyrave dhe cilësinë e rrobave për më gjatë, ndiqni udhëzimet e mëposhtme.Me siguri ju ka ndodhur që, pasi makina ka mbaruar larjen, në vend të rrobave aromatike, t’ju presë një erë e pakëndshme që as vetë nuk e dini se si ka ardhur, kur keni bërë gjithçka si më parë.

Me siguri po pyesni veten se cili është problemi, prandaj këtu janë udhëzimet për mënyrën e saktë të përdorimit të zbutësit gjatë larjes së rrobave, si dhe rekomandimet për të mos larë materiale të caktuara në rrobalarëse.

Shumë detergjent ose zbutës

Detergjenti i tepërt mund ta bllokojë shpërndarësin e detergjentit dhe të shkaktojë aroma të pakëndshme, kurse zbutësi i tepërt i rrobave i bën rrobat më të vështira për t’u larë. Lexoni me kujdes dozat e treguara në paketim dhe mos harroni të përdorni një gotë matëse.Nëse rrobat tuaja janë shumë të ndotura, përdorni metodën e duhur të larjes ose përdorni dy cikle.

Përdorni zbutës në të gjitha rrobat

Përveçse e bën materialin të duket i kadiftë, zbutësi i rrobave e bën më të lehtë hekurosjen. Megjithatë, absorbueshmëria e pëlhurës zvogëlohet me kalimin e kohës, kështu që është më mirë të mos e përdorni për të larë peshqirë, veshje sportive ose sende të tjera të bëra nga mikrofibra, elastan ose material elastik.

Larja e tepërt e xhinseve

Prodhuesit e xhinseve kanë një mendim radikal për këtë pikë: ata këshillojnë të mos lahen në rrobalarëse për ta ruajtur ngjyrën më gjatë.

Nëse nuk jeni gati ta ndiqni këtë rekomandim, intervali optimal midis dy larjeve është një periudhë prej dy deri në gjashtë muaj, në varësi të shpeshtësisë së xhinseve dhe karakteristikave individuale të trupit tuaj.

Mirëmbajtja jo e mirë e makinës larëse

Papastërtitë, mbetjet e detergjentit dhe gjithçka që grumbullohet në rrobalarëse, me kalimin e kohës do të arrijë te rrobat tuaja, gjë që do të sjellë erëra të këqija dhe njolla të bardha. Për ta parandaluar këtë, ndiqni disa rregulla të thjeshta të mirëmbajtjes.

Zbrazeni rrobalarësen sa më shpejt të jetë e mundur pas çdo larjeje, po ashtu, pas çdo larjeje, hiqeni detergjentin e mbetur nga goma në derë. Thani rregullisht ndarjen e detergjentit, ndërsa një herë në muaj lëshojeni makinën të zbrazët me detergjent dhe uthull për dezinfektim.

Tharje e gabuar

Tharja e parregullt ndikon negativisht në rrobat tuaja sikurse edhe larja jo e duhur. Prandaj, mos përdorni shumë tharje automatike, kjo i bën gjërat tuaja të konsumohen dhe zbardhen më shpejt, po ashtu mos e përdorni për rroba të thata dhe të ndjeshme.Mos varni sende të thurura dhe leshi në telin e tharjes, pasi ato do ta humbin formën e tyre. Thani ato në një peshqir në një sipërfaqe horizontale. Përpara se t’i varni rrobat, shkundni ato për të parandaluar rrudhosjen. /Telegrafi