Macron: Pezullova liberalizimin e vizave për Kosovën, fjala e dhënë s’po mbahet
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në konferencën për shtyp së bashku me kryeministrin Edi Rama u pyet edhe lidhur me qëndrimet e Francës sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën.
Presidenti i francez bëri me dije se ka qenë pikërisht Franca ajo që ka pezulluar vizat e Kosovës, pasi sipas tij kjo e fundit nuk e mbajti fjalën e dhënë.
“E them me shumë qartësi ne ju kemi besuar për çështjen e vizave, çështja është pezulluar nga Franca, sepse ka të bëjë më respektimin e fjalës së dhënë dhe fjala nuk po mbahet. Pres të angazhohen të dyja palët që të ecin përpara në javët e ardhshme. Është kushti i paqes në të gjithë zonën”, u shpreh Macroni.