IKSHPK-ja njofton se nga java e ardhshme nis vaksinimi kundër gripit
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK) ka njofuar qytetarët se nga java e ardhshme do të nis vaksinimi kundër gripit.
IKSHPK thekson se vaksinimi është mënyra më e thjeshtë dhe më efektive për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve serioze infektive.
“Po ashtu, pjesë e rëndësishme e përpjekjeve për të zbutur dhe ndaluar epidemitë dhe pandemitë e ndryshme. Nga java që vjen, në Kosovë fillon vaksinimi kundër Gripit. Personat e moshës mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe fëmijët mbi 6 muaj me imunitet të dobësuar, bëjnë pjesë në grupet e rrezikut që duhet vaksinuar së pari”, thuhet në njoftim.
Tutje, IKSHPK bën të ditur se tre vaksina të tjera: kundër Human Papilloma Virusit; Vaksina kundër Pneumokokut dhe Vaksina kundër Rotavirusit janë pjesë e Kalendarit të rregullt të vaksinimit (2023/2024) në Kosovë.“Nuk ka kohë për të humbur kur bëhet fjalë për shëndetin! Gjej e vaksinimit në vendbanimin tuaj dhe vaksinohu! Vaksinohuni dhe ndihmoni në parandalimin e sëmundjeve! Nuk ka diçka më të rëndësishme se shëndeti yt dhe i familjes tënde”.