Rruga “Eqrem Çabej” në Prishtinë bëhet me tri korsi

Në rrugën “Eqrem Çabej” janë duke u bërë punime për t’ia shtuar kësaj rruge një korsi të tretë.

Lajmin e bëri të ditur nënkryetari i Prishtinës Alban Zogaj, i cili beson se një gjë e tillë do ta lehtësojë komunikacionin në kryeqytet.

“Po hapim një korsi të re qarkulluese në rrugën ‘Eqrem Çabej’. Korsia e tretë në këtë segment rrugor do ta lehtësojë në masë të madhe qarkullimin e komunikacionit”, shkroi ai ndër të tjera. /Zëri