Edita Tahiri reagon ndaj Edi Ramës: Duhet hulumtuar origjina kombëtare e tij

Ish-kryenegocitaorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka reaguar ashpër pas një interviste të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Financial Times.

Në këtë intervistë Rama kishte bërë thirrje që NATO përmes KFOR-it të marrë nën kontroll veriun e Kosovës, ndërsa e kishte cilësuar Kosovën si “tokë e askujt”.

Për këtë, Tahiri ka kërkuar që të bëhet hulumtim për origjinën kombëtare të Ramës, transmeton Zeri.info.

“Kuvendi i Shqiperise duhet ta therras urgjentisht Edi Ramen ne interpelance per deklaraten e tij ne Financial Times se Kosova eshte 'toke e askujt' Skandaloze, antikombetare! duhet hulumtuar origjina kombetare e tij!”, ka shkruar Tahiri në reagimin e saj. /Zëri