104-vjeçarja hidhet me parashutë, synon të futet në librin “Guinness” [video]
Një 104-vjeçare nga Çikago synon të futet në librin e rekordeve “Guinness” si personi më i vjetër që është hedhur me parashutë. Ajo u hodh me parashutë në një lartësi prej 4,100 metrash me ndihmën e një instruktori.
“Mosha është vetëm një numër,” tha 104-vjeçarja.
Rekordi “Guinness” për personin më të vjetër që hidhet me parashutë mbahet nga suedezja Linnea Ingegard Larsson. Hoffner po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj të 105-të në dhjetor.