Vuçiqi për CNN-in thotë se ushtria serbe nuk u dërgua afër Kosovës për ta larguar vëmendjen nga Radoiçiqi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur rreth asaj se a ka të bëjë vendosja e trupave ushtarake serbe afër kufirit me Kosovën për largimin e vëmendjes nga Milan Radoiçiq, pas pjesëmarrjes së tij në grupin kriminal që sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Ai, në një intervistë në CNN, ka thënë se vendosja e ushtarëve nuk ka të bëjë me këtë çështje.

“Jo aspak nuk ishte rasti, në ushtrinë tonë njerëzit e ndjekin situatën dhe i lëvizin forcat tona në atë mënyrë që ata besojnë se mund të jetë më e dobishme dhe ata kanë operacionet e tyre. Nuk kam firmosur as për gatishmëri të lartë për popullin tonë të ushtrisë”, ka thënë Vuçiq./Klankosova.tv