Parlamenti i Shqipërisë nderon heroin Afrim Bunjaku, nis seancën me një minutë heshtje
Me një minutë heshtje ka nisur sot seanca e sotme plenare, në Kuvendin e Shqipërisë.
Kjo nga deputetët parlamentarë shqiptarë, për të nderuar rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjakun, i cili heroikisht u vra nga terroristë serbë të dielën e 24 shtatorit në Banjskë.
Seanca e sotme nuk ka të paraparë të miratojë ndonjë ligj, pasi është një seancë me diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit.
Diskutimet janë parashikuar që të zgjasin katër orë.