Për herë të parë në mediat shqiptare, spikerja virtuale jep lajmet
Euronews Albania ditën e sotme ka ardhur me një risi. Bëhet fjalë për spikeren virtuale, e krijuar tërësisht prej Inteligjencës Artificiale.
Spikerja virtuale quhet “Tokyo Tirana” dhe në ditët në vazhdim do të japë lajmet kryesore të ditëve.
Shikuesit do të shikojnë lajmet nga spikerja virtuale, që vjen tashmë si një risi në televizionet shqiptare.
“Tokyo Albania” është e para AI PTA që përdoret në ekranet shqiptare dhe ajo do të na shoqërojë edhe në ditët në vazhdim…Kështu që kjo është një arsye më shumë që të ndiqni GMA dhe Euronews Albania.