Aktakuzë ndaj dy personave për futje të drogës në Burgun e Dubravës

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër dy personave, për shkak se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas Prokurorisë, të pandehurit, V.J. dhe B.S., sipas aktakuzës së ngritur nga prokurori i Shtetit, dyshohen së në bashkëkryerje, më datë 9 shtator të vitit 2022, rreth orës 13:30, në Qendrën Korrektuese të Burgut të Dubravës, kanë futur substanca narkotike, pasi kanë pasur dijeni për mënyrën e futjes së ushqimit brenda Qendrës Korrektuese të Burgut të Dubravës nga kompania kontraktuese, të pandehurit (V.J. dhe B.S.) pa dijeninë e pronarit të kompanisë dhe shoferit të automjetit, i pandehuri V.J. e dërgon me veturë të pandehurin B.S në Drenas dhe gjatë natë natës, rreth orës 1:48, në automjetit e kompanisë kontaktuese për bartjen e ushqimit në burgun e lartcekur, fusin narkotikë të llojit marihuanë (me peshë 614.09 gramë) të mbështjellë bashkë me 5 X20 tabletë DBOLMAX me peshë me peshë 11gramë dhe me përmbajtje methyltestosterone, 212 tableta me peshë neto 27.61 gramë me përmbajtje methandrostenolone, 7 telefona Samsung, 4 telefona Iphone dhe 10 adapterë të telefonave.

“Sipas aktakuzë, gjatë kontrollit nga oficerët korrektues në pjesën e pasme të kamionit, në një gyp të metaltë kanë vërejtur një qese të tejdukshme dhe pas hapjes së saj, gjejnë gjërat e lartcekura të cilat edhe i sekuestrojnë. Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lart”, thuhet në njoftim.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale, të cila u vihet në barrë. /Zëri