Aksident në magjistralen Gjilan - Prishtinë, tre të lënduar

Tre persona janë lënduar pas një aksidenti trafiku që ndodhi sot në mëngjes në magjistralen Gjilan – Prishtinë, saktësisht në fshatin Llabjan.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës Flora Ahmeti, raporton Zeri.info.

"Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa Njësia Rajonale e Trafikut po merret me rastin”, tha Ahmeti.