Murati sot nënshkruan Projektin për Qeverisje Digjitale

Sot mbahet ceremonia e nënshkrimit të Projektit për Qeverisje Digjitale.

Bëhet e ditur se projekti do të nënshkruhet nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati dhe drejtori i Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoni Massimiliano Paoluçi.

Ceremonia organizohet në ndërtesën e Qeverisë, në orën 11:00.