Avioni rus shpërthen në flakë në Afrikën e Jugut, dyshohet se ka lidhje me Wagner
Një avion mallrash ka shpërthyer në flakë pasi doli nga pista në Goa të Afrikës së Jugut. Sipas Daily Mail, avioni Il-76 është prodhim rus dhe ka dyshime se mund të ketë lidhje me mercenarët e Wagner.
Mediat vendase raportojnë se piloti i avionit, shtetas rus, ka ndërruar jetë, ndërsa dyshohet se në bordin e avionit mund të kenë qenë me dhjetëra persona, por kjo ende nuk është konfirmuar.
Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë dështimi i sistemit të frenimit. Avioni do të ulej në pistën, e cila është e gjatë 2500 metra, por frenat nuk funksionuan në 500 metrat e para dhe më pas avioni doli nga pista ku shpërtheu në flakë. /abcnews