Mason Greenwood asiston në ndeshjen e parë si startues në La Liga

Mason Greenwood la përshtypje të mira në ndeshjen e tij të parë si startues për Getafen në ndeshjen që e zhvilluan të mërkurën mbrëma ndaj Athletic Bilbaos.

Anglezi dhuroi një asistim për Gaston Alvarez pas ekzekutimit të rivënies këndore duke bërë që të barazohen shifrat 1-1 në “San Mames”.

Ai kishte hyrë në lojë nga banka rezervë në dy xhirot e para, por sot trajneri Jose Bordalas ia dha rastin që ta nis ndeshjen nga fillimi, madje ai u paraqit për 90 minuta.

Hera e fundit kur Greenwood kishte startuar në një ndeshje futbolli ishte në fitoren 1-0 të Manchester United në “Old Trafford” vitin e kaluar ndaj West Ham, pra 613 ditë më parë.

Anglezi synon që me paraqitje të mira me ekipin spanjoll të bind drejtuesit e Manchester United për një mundësi të dytë pasi ata vendosën kundër rikthimit të tij në ekipin e parë pas rastit ku u akuzua për dhunim të të dashurës së tij.