Ministri Çeku e prezanton projektin e qendrës nacionale të xhudos në Pejë

Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku, e ka prezantuar sot projektin e qendrës nacionale të xhudos në Pejë, e cila do të shërbejë për ushtrimet e xhudistëve dhe për organizimin e garave ndërkombëtare.

Kjo qendër nacionale ndërkombëtare do t’i presë edhe garat prestigjioze të lojërave mesdhetare “Prishtina 2030”, të cilat do t’i organizojë Kosova pas shtatë vjetësh.