14-vjeçari nga Podujeva, Edlir Hodolli merr ftesë nga Kombëtarja e Kosovës për kategorinë U-15

Kombëtarja e Kosovës vazhdimisht u bën ftesë të rinjëve që kanë aftësi të mira në futboll, që t’i bashkëngjiten klubit për moshat e caktuara, shkruan portali ynë.

Edhe të riut nga Podujeva, Edlir Hodolli, i është dërguar nje ftesë e tillë nga Kombëtarja e Kosovës për kategorinë U-15.

14-vjeçari nga Podujeva deri tani ka luajtur për klubin “Liridoni” si sulmues. Edliri është një sulmues me aftësi të mrekullueshme teknike dhe poashtu dallohet për punën e madhe që bën në stërvitje dhe në ndeshje. Sezonin e kaluar Edliri me klubin e “Liridonit” arriti të shënoj 15 gola dhe 20 asiste. Edliri edhe sezonin e ri e ka filluar me 2 gola e 1 asist në dy ndeshje.

Edliri tregon për portalin tonë pasionin e tij për futbollin. Ai thotë se ka filluar të luajë futboll qysh nga mosha 7-vjeçare dhe tani me punë po synon të arrijë edhe më shumë në këtë sport.

“Kjo ftesë do të thotë shumë për mua dhe mendoj që do të grumbullohem prapë për vetë faktin se ka qenë ëndrra ime qysh në fëmijëri, që t’i bashkohem Kombëtares së Kosovës”, thotë Edliri

Kjo është hera e 1-të që Edliri merr një ftesë të tillë, nga Kombëtarja e Kosovës U-15.