Vajza e Kobe Bryant, Natalia sfiloi për Versace në Javën e Modës në Milano

Natalia Bryant, vajza e Kobe Bryant, mori pjesë në sfilatën e shtëpisë italiane të modës Versace për koleksionin e saj 2024, në Javën e Modës në Milano.

Ajo ka postuar në llogarinë e saj personale në Instagram duke shkruar “Versace!! Faleminderit shumë!! Ndihet ende si një ëndërr. Ndihem shumë e nderuar dhe mirënjohëse”, së bashku me fotot e saj dhe video nga pista, si dhe nga prapaskenat. Ajo gjithashtu ngarkoi një foto të saj duke pozuar me Donatella Versace me mbishkrimin “@Donatella Versace kjo ishte një përvojë kaq e jashtëzakonshme, kalova shumë mirë dhe u ndjeva shumë e dashur dhe e mbështetur gjatë gjithë kohës“. /abcnews