Sporti që Meghan Markle dëshiron që fëmijët e saj të mësojnë

Meghan Markle dhe Princi Harry mund të marrin fëmijët e tyre, Princin Archie dhe Princeshën Lilibet, në edicionin e ardhshëm të Lojërave Invictus. Arsyeja? Ndoshta është një rast i mirë për të filluar mësimet mbi sportin që babai i tyre e do dhe nëna e tyre dëshiron që edhe ata ta duan: skijimin.

Meghan Markle e bëri zbulimin për bashkëpunëtorët e ngushtë gjatë  Lojërave të fundit Invictus të mbajtura në Düsseldorf të Gjermanisë.

Siç tha për Mirror Bridget Bridge, gruaja e një anëtari të bordit të Invictus Games 2025, se Meghan Markle i ka treguar se ajo me të vërtetë dëshiron që fëmijët e saj ta mësojnë skijimin”.

Princi Harry ka bërë ski që kur ishte shumë i vogël, pasi nëna e tij Diana dhe babai i tij, Mbreti Charles, ishin adhurues të këtij sporti. Fotografitë e Harry-t, vëllait të tij Princit William dhe kushërirave të tij princeshave Beatrice dhe Eugenia si fëmijë nga vendpushimet e skive të Evropës janë shpërndarë gjerësisht.

Prandaj, si dëshira e Meghan Markle që fëmijët të mësojnë të skijojnë, ashtu edhe pritja e Harry-t për t’i pasur pranë tyre në një event, bëjnë shumë të mundur që princat të jenë bashkë në Lojërat Invictus 2025 në Kanada. /abcnews