Detaje për shpërthimin në veri të Mitrovicës, ishte granatë dore

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me një shpërthim, i cili është dëgjuar mbrëmë rreth orës 22:40 në veri të Mitrovicës.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Tirana” dhe shpërthimi është shkaktuar nga një granatë dore, transmeton Zeri.info.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar Policinë se ka ndodhur një shpërthim. Sipas njësive policore, bëhet fjalë për një shpërthim të një granate dore, ku përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri