Ariana Grande bën kërkesë për divorc nga Dalton Gomez

Ariana Grande ka bërë kërkesë për divorc nga Dalton Gomez pas dy vitesh martesë. Ylli doli në gjykatë të hënën, më 18 shtator, ku ish-bashkëshorti i saj iu përgjigj menjëherë pozitivisht aplikimit.

Sipas një burimi të afërt me ta, i cili foli për People, ai tha: “Ata morën kohën e tyre së bashku për të përpunuar ngadalë detajet e marrëveshjes së tyre privatisht“.

“Ata vërtet kujdeseshin dhe respektonin njëri-tjetrin në çdo hap“, shtoi ai më pas.

Ariana Grande dhe Dalton Gomez kishin probleme në martesën e tyre përpara se ylli të fillonte filmimin e Wicked. Raporte të tjera thonë se Gomez e vizitoi Granden në xhirimet e Wicked në Londër “në një përpjekje të fundit për të shpëtuar martesën e tyre, por nuk funksionoi“.

Në korrik, këngëtarja u pa për herë të parë pa unazën e martesës, ndërsa TMZ më vonë konfirmoi se ata ishin ndarë që nga janari.

Dasma e tyre u zhvillua në fshehtësi ekstreme në vitin 2021, në shtëpinë e Ariana Grande-s në Montecito dhe në të ishin “të pranishëm” më pak se 20 persona, përfshirë të afërm të ngushtë. /abcnews