Kuvendi nesër mban tri seanca plenare
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, të enjten do t’i kenë tri seanca plenare.
Sipas njoftimit të Kuvendit, seanca e parë parashihet të mbahet në orën 10:00, që është vazhdim i seancës së kaluar plenare, ku do diskutohen pikat e papërfunduara.
Ndërsa seanca e dytë pritet të fillojë në ora 13:00, derisa e treta në orën 14:00.
Në seancën e orës 13:00, parashihet të themelohet Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, iniciuar nga partitë opozitare.