Policia kërkon ndihmë për arrestimin e tre personave, dyshohen për shpërdorim të pasurisë së huaj
Policia e Kosovës ka publikuar të mërkurën fotografinë e tre personave, të cilët dyshohen për përfshirje në një rast “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.
Me autorizim nga prokuroria kompetente, policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për ofrimin e informatave, të cilat mund të ndihmojnë në arrestimin e tyre.
“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi. Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast ‘Shpërdorim i pasurisë së huaj’.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendndodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftimin e Policisë.