Superkupa e Femrave, në Prizren

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar se Superkupa e Femrave do të zhvillohet në Prizren në fillim të tetorit, përkatësisht më datat 3 dhe 4.

Ky vendim u mor në bazë të kompetencave të Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës që dalin nga Statuti, si dhe bazuar në Rregulloren e Punës së Bordit të FBK-së. /Zeri.info

Postimi i plotë:

Superkupa e Femrave, më 3/4 tetor në Prizren

Bazuar në kompetencat e Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) që dalin nga Statuti, si dhe bazuar në Rregulloren e Punës së Bordit të FBK-së, më 20.09.2023, Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka marrë vendimet në vijim:

Miratohet data 3 deri 4 tetor 2023 për organizimin e Superkupës së Kosovës në Konkurrencën e Femrave, në Palestrën ‘Sezai Surroi’ në Prizren;

Miratohen Propozicionet e Garave të Ligave të Kategorive të Reja për Edicionin 2023/24.

Ky vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij.

Në emër të Bordit të FBK-së,

Arben Fetahu